Vendosni fjalën kyçe....

Rama rrëzon propozimin e opozitës për vettingun në politikë


Më 75 vota pro, shumica ka rrëzuar propozimin e opozitës për vettingun në politikë. Në votimin e sotëm morën pjesë 126 deputetë dhe kundër votuan deputetët e shumicës, ndërsa 52 votat e opozitës nuk mjaftuan për të miratuar vettingun në politikë.

10 deputetë nuk morën pjesë në votimin e sotëm. Seanca e sotme në Kuvend u zhvillua për të diskutuar vettingun në politikë, një propozim i opozitës për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës.

Seanca është shënuar me akuza dhe kundërakuza mes deputetëve të opozitës dhe atyre të shumicës. Pak para votimit, kreu i PD-së, Basha, tha se votimi i sotëm do tregonte nëse shumica ka vullnetin të shkëputet nga lidhjet e saj me krimin e organizuar apo do vijojë në të njëjtën rrugë.

Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha se institucionet e reformës në drejtësi mjaftonin për të siguruar vettingun e politikanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *