Vendosni fjalën kyçe....

Opozita i proteston poshtë zyrës, Rama “arratiset” në Vlorë


Kryeministri Edi Rama gjatë kohës që poshtë zyrës së tij opozita do zhvillojë protestën e parë që prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ka vendosur që ta ndjekë atë jashtë Tirane.

Në orën 19:00 kur dhe nis protesta, kreu i qeverisë do jetë në Vlorë. Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës, i cili hapet plotësisht.

Pak ditë më parë Rama njoftoi se Bypass-i do të hapej në datën 9 korrik, por tashmë është vendosur për t’u inauguruar, sot më 7 korrik. Më 16 korrik 2021, u bë fillimisht inaugurimi i pjesshëm i këtij aksi.