Vendosni fjalën kyçe....

Bie numri i aplikimeve për azil në BE për të tretin vit radhazi


Vitin e kaluar ishin gjithsej 664 mijë e 480 kërkesa për azil në Bashkimin Europian si dhe Norvegji, Zvicër, Islandë dhe Lihtenshtajn. Kjo është 10% më pak se vitin e kaluar.

Deri tani, këtë vit janë 290 mijë kërkesa.

Derisa numri i aplikimeve po bie, numri i njerëzve që janë vërejtur duke ardhur nga Mesdheu perëndimor është dyfishuar.

Siria, Afganistani dhe Iraku janë tre shtetet kryesore të origjinës së azilkërkuesve. Së bashku ata përfaqësojnë më shumë se 27% të aplikuesve.

Shtetet tjera që bëjnë top-10’shën janë Pakistani, Nigeria, Irani, Turqia me 4% secila. Pastaj me 3% janë Venezuela, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Vitin e kaluar shtetet që kanë marrë më shumti refugjatë për kokë banori ishin Qipro, Greqia, Malta, Suedia dhe Luksemburgu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *