
Analisti Andi Bushati gjatë emisionit “Të Paeksoizuarit” në MCN TV deklaroi se edhe një bandë është mirëseardhur në qeveri nëse do luftojë Rilindjen.
Sipas Bushatit se edhe banditi më i madh mund të vijë në qeveri kundër grupit që po i çjerr edhe astarin e xhepave qytetarëve.
Botuesi i Lapsi.al theksoi se o të ketë një ekuilibër bandash o të gjithë të jenë skllevër të një kryebanditi.
“Edhe sikur të vijë një bandë për të luftuar Rilindjen, do të jenë të bandë e mirëseardhur. Edhe banditi më i madh është i mirëseardhur të futet në skenë ndaj këtij grupi që po i çjerr edhe astarin e xhepave shqiptarëve. Sot kemi këtë ekuilibër forcash. Nga ky ekuilibër kështu, më mirë të drejtpeshohet. Jemi në pikën: o ekuilibër bandash, o të gjithë skllevër të një kryebanditi si Edi Rama”-tha Bushati.