Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Berishës i jap dorën për protestën, as Rama me gjithë stafin nuk e kishte parashikuar


Baton Haxhiu deklaroi në emisionin “Opinion” se sot i jep dorën për organizimin e protestës.

Sipas Haxhiut sot  është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.

Madje sipas Baton Haxhiut, as Rama dhe stafi i tij nuk e ka parashikuar.

“Një fjalë e kam. Ia jap dorë. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time. Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”-tha analisti.