Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Berisha është një realitet politik që duhet të pranohet


Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi në emisionin “Opinion” se edhe pse ka qenë një nga zërat brenda partisë kundër Sali Berishës ai duhet të pranohet si realitet.

Salianji u shpreh se ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe se ka qenë pjesë e saj.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka qenë kundër ardhjes së Berishës në krye të PD.

Unë mendoj çdo deputet ka bërë zgjedhje për të qenë aty. Deri në 6 mars kam qenë një nga zërat që Berisha nuk duhet të ishte në drejtimin e PD-së. Kam bërë betejë publike. Unë kam menduar që duhet mbajtur një qëndrim i caktuar, por tani nuk mund të shmanget një realitet politik. Një parti demokratike fiton dot pa ata që ishin në shesh? Nuk i heq njerëzit vendimi i gjykatës. Ne si njerëzit që kemi qenë më të votuar në 25 prill kemi pasur siglën, mbështetjen ndërkombëtare apo kemi pasur kundër një gjë që u prek aty dhe unë besoj se ishte element thelbësor. Rrënimi i besueshmërisë së liderit”,-tha Salianji.