Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një valixhe e dyshimtë në rrugën e Kavajës, policia i vë zonës shiritin e verdhë


Një valixhe e braktisur është gjetur këtë të enjte në afërsi të një kompleksi pallatesh në rrugën e Kavajës, duke alarmuar policinë.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën me shiritin e verdhë dhe priten forcat xheniere për të bërë një shpërthim të kontrolluar nëse brenda valixhes ngjyrë kafe ka eksploziv.

“Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.”- bën me dije Policia.