Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: E kam dëgjuar nga rrethi i tij që Lulzim Basha do të jetë kandidat për president


Gjatë një interviste televizive, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka dëgjuar se ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë kandidat për president.

I pyetur nga gazetari Arjan Çani për këtë, Berisha tha se këtë informacion e ka marrë nga rrethi i ngushtë i Bashës.

“Ta vendosë që nesër. Unë nuk e kam dëgjuar nga Edi Rama. E kam dëgjuar se e ka thënë vetë Basha që jam kandidat për President. E kam dëgjuar nga rrethi i tij. Kjo fakton ato që i kam thënë shqiptarëve për lidhjet e tij.”- u shpreh Çani.

Mes të tjerash gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ai është i vetmi politikan që e ka mundur dy herë Edi Ramën, në vitet 2009 dhe në 2011.