Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi nënën me thikë, arrestohet 30-vjeçari në Fier


Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet se ka plagosur nënën e tij me thikë.

Në pranga ka rënë i riu Klaudio Çobaj i cili sipas bluve ka qëlluar të ëmën Donika Çobaj në banesë duke e plagosur.

Njoftimi

“Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases Donika Çobaj, falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit Klaudio Çobaj, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”