Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Skema si Rama po përdor të moshuarit për të nënshkruar kontratat e inceneratorëve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sot përsëri aferën korruptive të inceneratorëve.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Task Forcë” në “Syri Tv”, Kryemadhi tha se po përdoren kartat e identitetit të pensionistëve për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë që jetojnë në azil.

Ajo u ndal tek rasti i 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 milionë dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 milionë euro si punë e paguar nga inceneratorët.

“Çfarë ndodh. Kthehemi tek rasti i pensionistëve. Këtu është deri ku shkon inkriminimi i shtetit shqiptar. Sot mendoj që për të gjithë pensionistët, mund të shikojnë se si kartat e identitetit të tyre, pashaportat e tyre, nëse trokasin në dyert e bashkisë së Tiranës për të marrë një shtëpi sepse iu është prishur nga tërmeti, mund t’iu merret karta e identitetit dhe t’iu nënshkruhet një kontratë që zonja bëhej milionere por ndërkohë zonja jeton në azil. Dhe çfarë ka ndodhur? Konkretisht ka ndodhur që kompania “Lumi 06” që ka gati 7 milionë, i ka shitur inceneratorit të Tiranës 1 milionë Euro. Normalisht deri këtu. Ndërkohë Sopotonia që është 10 milionë dollarë, është kompani e lidhur me djalin e zonjës që ka kompaninë e parë Lumi 06. Pra kjo kompania këtu Lumi 06, i ka shitur inceneratorit, Klodian Zotos 1 milionë Euro fatura. I ka blerë, punët e veta ça ka blerë, i ka shitur hekur, beton… Ndërkohë që edhe kjo kompania këtu, Sopotonia, që ka 10 milionë dollarë. Ku njërët nga pronarët e kësaj kompanie, është djali i kësaj zonjës këtu, e cila ka shërbyer për të shkarkuar faturat e kësaj zonjës…. Këta në momentin që kanë filluar të hetohen në 2019, ia kanë bërë shitjet pensionistëve. Që unë jam e bindur që pensionistët s’dinë gjë, siç tha dhe zonja.”- deklaroi Kryemadhi.