Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, reagon PD-ja: Hetimi të jetë transparent, mbështesim gazetarët dhe stafin e televizionit


Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një postimi të përfaqësueses së saj, ish-deputetes Albana Vokshi.

Në reagimin e saj, Vokshi thotë se PD-ja mëbështet çdo hetim ndaj cilido person por apelon për transparencë të plotë pasi mund të vihet në rrezik liria e medias.

Vokshi thotë se pretendimet e avokatit mbrojtës së Ndroqit janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Veprimet e policisë për sekuestrimin e pronave sidomos të televizionit Ora, Vokshi i ka quajtur presion psikologjik ndaj gazetarëve dhe stafit duke shprehur mbështetje ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora Neës, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora Neës, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *