Vendosni fjalën kyçe....

Te Barcelona nisin spastrimet, trajneri Xavi llogarit skuadrën pa 4 futbollistë


Te Barcelona raportohet se ka filluar një spastrim i madh i skuadrës.

“Daily Mirror” ka raportuar se trajneri, Xavi, tashmë ua ka bërë të qartë katër futbollistëve se nuk llogarit në ta.

Futbollistët e informuar nga Xavi për këtë vendim thuhet se janë Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Martin Braithwaite.

Madje, trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar nga këta futbollistët që të anashkalojnë edhe përgatitjet para-sezonale.

Ky vendim nga Xavi thuhet se vjen pas problemeve financiare te klubi i Barcelonës.

Problemet financiare nuk po kalohen nga katalunasit, pavarësisht se së fundi kanë shitur 10% të të drejtave televizive.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Xavi do t’ia tregojë derën edhe ndonjë futbollisti tjetër