Vendosni fjalën kyçe....

Rama njoftoi konferencë në një kohë me të, Berisha: Tmerri i protestës e bëri të shpallë “Sali dipendencën”


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediet, për të folur lidhur me protestën e thirrur më 7 Korrik.

Ai komentoi dhe faktin që kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për mediat në të njëjtën orë me të.

Lidhur me protestën, ai tha se do të jetë protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë.

 “Tmerri i protestës e ka Edi Ramën të shpallë ‘Sali dipendencën’ ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë dhe zemrat sot janë në këtë tryezë. Për të drejtuar thirrjet në emër të Frontit për shpëtimin e Shqipërisë, të bashkohen në orën 7 Korrik orën 7 të darkës, në Bulevardin para Kryeministrisë në protestën më të madhe që ky vend ka parë ndonjëherë. Motivet e kësaj proteste janë të jashtëzakonshme.

Kurrë ndonjëherë një orë, dy orë, tre orë më shumë të harxhuara në këtë protestë nuk kanë patur mision më të madh se sa protesta e datës 7 Korrik.

Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i edi Ramës, njëlloj si në një diktaturë të vërtetë. Akti i djeshëm në Parlament tejkalonte dhe imagjinatën. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve shqiptarë me bordet shushunja, duke rritur çmimet. Në vend që tu riktheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij.”- tha Berisha.