Vendosni fjalën kyçe....

Po punonte në një pallat tek Rruga e Elbasanit, bie nga lartësia 30-vjeçari



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një 30-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

I riu me inicialet A.G. thuhet se kishte qenë duke punuar në një pallat në rrugën e Elbasanit.

“Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.