Vendosni fjalën kyçe....

Kishte shkuar të notonte, mbytet në lumë aktorja amerikane Mary Mara


Ndahet nga jeta aktorja Mary Mara, e njohur për rolet e saj në shfaqjet televizive “ER” dhe “Ray Donavan”.

Siç shkruan CNN, lajmi u konfirmua nga menaxheri i saj, Craig Dorfman.

“Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë.”- tha Dorfman. “Më kujtohet ende që e pashë në skenë në vitin 1992 në ‘Mad Forest’ në Broadway. Ajo ishte elektrike, e qeshur dhe një individ i vërtetë. Të gjithë e donin atë. Ajo do të na mungojë.”

Por çfarë ka ndodhur?

Policia e Shtetit të Nju Jorkut, njoftoi se oficerët iu përgjigjën një thirrjeje të dielën rreth orës 8:10 të mëngjesit për një “mbytje të mundshme”. Policia, Zjarrfikësit dhe Ambulanca mbërritën në vendngjarje dhe “zbuluan një femër të vdekur në lumin St. Lawrence”.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është mbytur teksa po notonte.”- bënte me dije policia e cila shtoi se në trupin e aktores nuk kishte shenja dhune.

Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.