Vendosni fjalën kyçe....

Putin do bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga shkurti


Presidenti rus Putin do vizitojë Turkmenistanin dhe Taxhikistanin javën e ardhshme në atë që do jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga nisja e operacionit ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Në Dushanbe, Putin do zhvillojë bisedime me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon. Negociatat dhe një darkë pune janë planifikuar për të dy udhëheqësit, raportoi të dielën kanali Rossiya 1.

Putin dhe Rahmon tashmë u takuan muajin e kaluar, kur udhëheqësi i Taxhikistanit u bë i vetmi kreu i huaj i shtetit që mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj.

Presidenti rus do udhëtojë më pas në një vend tjetër të Azisë Qendrore, Turkmenistanin, ku Samiti VI i Kaspikut është planifikuar të mbahet më 29 qershor.

Ngjarja në kryeqytetin Ashgabat do bashkojë liderët e vendeve me dalje në Detin Kaspik – Rusinë, Iranin, Kazakistanin, Azerbajxhanin dhe Turkmenistanin.

Kjo do të jetë hera e parë e Putinit jashtë Rusisë që nga vizita e tij në Kinë në fillim të shkurtit për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin dhe bisedimet me presidentin kinez Xi Jinping.