Vendosni fjalën kyçe....

“A të zhvishemi tani, t’i tregojmë Putinit sa të ashpër jemi?!’ – Johnson batuta me liderët e G7-ës (Video)


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau shfrytëzuan rastin të dielën për të bërë batuta nëse ata duhet të zhvisheshin, me Johnson duke thënë se shfaqja e ‘trupit’ të tij do ta bënte atë të dukej ‘më i ashpër se Putini’.

Ndërsa Johnson dhe Trudeau u ulën për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden dhe me pjesën tjetër të liderëve të G7-ës në një samit në Krun të Gjermanisë, kryeministri britanik pyeti nëse liderët perëndimorë duhet të ‘hiqnin rrobat’.

Mes të qeshurave të buta, Johnson tha se ‘ne duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se presidenti rus Vladimir] Putin’.

Trudeau u bashkua, duke sugjeruar që grupi të merrte pjesë në një ‘shfaqje të kalërimit me gjoks të zhveshur’, përpara se Johnson të përgjigjej ‘ne duhet t’u tregojmë atyre pamjet tona’.