Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Laç, tre persona të plagosur


Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Lezhë-Laç, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej tyre sipas televizionit “Neës 24” ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikurse shihet në foto, një nga mjetet e përfshira në aksident është dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.