Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun e Vorës, i arrestuar në Greqi


Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë për verifikimin e një tjetër eksponenti të Partisë Socialiste. Sipas PD-së, kryebashkiaku  i Vorës kapet nga ligji për dekriminalizimin.

Kërkesa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili thotë se për shkak të ligjit për dekriminalizimin, Kajmaku nuk mund të ushtrojë funksion publik.

 “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Në këtë kërkesë theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

 “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”– argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, për të cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”– thuhet në kërkesën e firmosur nga Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *