Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë bën pretendime të rreme për vaksinat kundër Covid-19 te fëmijët


WASHINGTON, DC – JUNE 02: White House COVID-19 Response Coordinator Dr. Ashish Jha speaks at the daily press briefing at the White House on June 02, 2022 in Washington, DC. Jha spoke on COVID-19 vaccinations for children and highlighted Pfizer’s recent request for FDA authorization for its vaccine for use in children five and under. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri një pretendim të rremë më 20 qershor për vaksinat kundër Covid-19, ndërsa nxiti prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre të vegjël. Dr. Ashish Jha, koordinatori i përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, tha se ‘nuk ka pasur ndonjë efekt anësor serioz të këtyre vaksinave’.

Në kundërshtim me pretendimin e Jha, reaksionet e rënda alergjike, mpiksja e gjakut, inflamacioni i zemrës dhe paraliza janë ndër efektet anësore serioze të lidhura me tre vaksinat e Covid-19 që janë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara.

“Ekziston një rrezik i mirëdokumentuar i miokarditit nga vaksina kundër Covid, veçanërisht tek të rinjtë dhe djemtë adoleshentë, dhe një rrezik i rritur i mpiksjes tek gratë e reja me vaksinën Moderna.” – Dr. Jay Bhattacharya, një profesor i mjekësisë në Universitetin Stanford i tha Epoch Times në një email.

“Nuk është e drejtë që këshilltarët shkencorë të qeverisë të zvogëlojnë rreziqet e dokumentuara të vaksinës, sepse në fund të fundit minon besimin në shëndetin publik.”

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kthyen një kërkesë për koment.

Jha, i cili kohët e fundit mori një post me administratën Biden ishte në një turne mediatik më 20 qershor duke i bërë reklamë vaksinimit kundër Covid-19 për fëmijët më të vegjël se 5 vjeç.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi vaksinat Pfizer dhe Moderna Covid-19 për fëmijët e vegjël javën e kaluar dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomanduan që pothuajse çdo fëmijë që tani ka të drejtë të marrë një nga vaksinat.