Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet qeveria në Bullgari, 123 deputetë votuan pro mosbesimit të opozitës


Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov nuk i ka mbijetuar mosbesimit në Parlament.

Seanca e mosbesimit u iniciua nga ana e opozitës ku votuan 123 deputetë për shkarkimin dhe 116 deputetë votuan kundër.

Pas një rezistence të gjatë qeveria në ikje hoqi edhe veton ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.