Vendosni fjalën kyçe....

Ora News nxjerr lajmin për dorëheqjen e Metës, Mero Baze e quan diversion dhe shantazh ndaj Lulzim Bashës


Një lajm i publikuar nga Ora News ditën e sotme se Presidenti Ilir Meta pritet të japë dorëheqjen nga Presidenti i Republikës më 26 prill një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2021, ka shkaktuar përplasje mes mediave pranë secilit krah politik në vendin tonë.

“Ora News ka mësuar nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill Ilir Meta do lërë Presidencën”-shkruan televizioni i cili njihet për burime pranë Kreut të Shtetit.

Në këtë lajm Ora News sipas burimeve thotë se “Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.

Ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021”.

Ndërsa menjëherë pas lajmit të Ora News ka reaguar TemA e cila njihet që përfaqëson qëndrimet e Kryeministrit Rama për çështje madhore.

Kjo gazetë shkruan se lajmi i Ora News për dorëheqjen e Metës ka për qëllim të dëmtojë vetëm Lulzim Bashën.

Lajmi se Ilir Meta me Sali Berishën kanë një skenar se si do ndajnë pushtetin pas 25 prillit 2021, pasi e quajnë të sigurt fitoren e zgjedhjeve ka një prapaskenë të frikshme në kurriz të kreut aktual të PD Lulzim Basha”-thuhet në krye të lajmit.

Ndërsa një mendim krejt të ndryshëm me dy mediet e përmendura më sipër, ndan Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, i cili në një postim në rrjetet sociale i cili e quan lajmin e dorëheqjes se Metës si një diversion të krijuar nga Kryeministri Edi Rama.

Paska filluar sërish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas. Njëherë donte të bëhej president, tani do e hiqka Metën nga presidenca e do e bëka Ministër të Brendshëm.

I ke bërë llogarit gabim o i marrë po njerëzit s’janë dele. S’ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelet që të sollën dhe të mbajnë në pushtet.

S’do ketë kurrë amnisti për ty e as për asnjë kriminel që pret të të sjellë vota ty dhe shpurës tënde

Meta ta ka bërë të qartë se s’ke asnjë shans ta heqësh që aty deri sa ti mbarojë mandati. E provove dhe dështove”-shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *