Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të bashkohen të gjithë forcat opozitare kundër regjimit


Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje forcave opozitare të bëhen bashkë në një front përballë regjimit.

Berisha tha se kjo është e vetmja rrugë duke krijuar një hartë veprimesh me të cilat mund të fitohet beteja.

Ai theksoi se regjimi që kanë përballë është i kalbur për shkak të lidhjeve me krimin.

“Rrugë të vetme për t’u përballur  me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera opozitare.

Hartimin e një harte veprimesh me të cilat kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky është një regjim i pasur por i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhet e krimit. Abuzimin shkelmimin e ligjit. Regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë”, tha Berisha.