Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas biçikletën në Shkodër, humb jetën një grua


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Një makinë ka përplasur një grua teksa voziste një biçikletë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj.

Policia njofton se shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka përplasur një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.