Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja për arsimin e lartë: Maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje në 19 universitete nga Gjirokastra deri në Mitrovicë


Është nënshkruar sot marrëveshja ndërmjet ministres së Arsimit në Shqipëri dhe ministrit të Arsimit në Kosovë për pranimin e studenteve në universitetet e dy vendeve.

“Hiqen të gjitha kufizimet në pranimin e studenteve në institucionet publike ndërmjet dy vendeve tona. Me këtë marrëveshje, maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje në 19 universitete publike nga Gjirokastra deri në Mitrovicë.

Më gëzon fakti që marrëveshja po nënshkruhet në prag të afateve për pranim të studentëve në arsimin e lartë në të dy vendet dhe mund të zbatohet që nga ky vit.”– tha zv.ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci.

Pas tij e mori fjalën ministrja Evis Kushi, e cila tha se ku është “Një nga lajmet më të mira të kësaj mbledhje”.

“Ne sot u japim mundësi të barabarta dhe kushte të barabarta të gjithë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova për të studiuar në universitet tona. Do të unfikojmë të gjitha proceduarat që lidhen me aplikimin apo regjistrimin e studenteve. Duke filluar nga ky vit të rinjtë e dy vendeve mund të konkurojnë në mënyrë të barabartë me njëri tjetrin. Ne do ta zbatojmë menjëherë.”- tha ministrja e Arsimit.