Vendosni fjalën kyçe....

“Dior”, firma e radhës që detyrohet t’i kërkojë falje Kinës pas gafës me hartën


“Dior” është marka më e fundit, e cila pas “Coach”, “Versace” dhe “Givenchy” është kapur në një skandal mbi integritetin territorial kinez.

 Marka ka kërkuar falje pasi ka treguar një hartë të Kinës, të cilës i mungonte Tajvani.

“Dior së pari kërkon ndjesë për deklaratën e gabuar dhe keqpërfaqësimin e bërë nga një anëtar i stafit në një prezantim në kampus,” tha marka në rrjetin social Weibo, citon RT.

Në deklaratë thuhet se Dior respekton politikën “Një Kinë e vetme”, “ruan rreptësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, dhe premton të parandalojë që gabimet të tilla mos ndodhin më në të ardhmen.

Në fillim të kësaj jave, “Dior” pati një prezantim gjatë të cilit tregoi dyqanet e firmës në Kinë, por rajoni i ndjeshëm i Tajvanit ishte përjashtuar nga harta. Kjo gjë u vu re menjëherë nga publiku, që ngriti pyetje se pse ishulli mungonte.

Punonjësi shpjegoi se fotografia ishte shumë e vogël dhe kështu Tajvani ishte shumë i vogël për t’u treguar. Sidoqoftë, studenti vigjilent u përgjigj se Tajvani është më i madh se ishulli Hainan, pika më jugore e Kinës, e cila tregohej në hartë. Punonjësi tha atëhere se Tajvani dhe Hong Kongu përfshihen vetëm në prezantimet e Dior në “Kinën e Madhe”.

Ky incident shkaktoi reagime të mëdha midis përdoruesve të rrjetit. Disa të zemëruar madje kërkuan që punonjësi të pushohej nga puna.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani luksoze është detyruar të kërkojë falje për gafat në lidhje me Kinën.