Vendosni fjalën kyçe....

Vetura përplaset me autobusin në Prrenjas, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.

Nga aksidenti është plagosur person dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë një autobus me targa greke dhe një automjet tip ‘Mercedez Benz’.

‘Benz-i’ është shkatërruar plotësisht dhe shoferi ka pësuar dëmtime serioze.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.