Vendosni fjalën kyçe....

Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani


Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te Ballkani Perëndimor, në një intervistë me dpa Scholz është shprehur se “duhet të jemi të drejtë” me Ballkanin Perëndimor dhe “të mbajmë premtimet”.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”– është shprehur ai, citon Deutsche Welle.

Scholz i bëri thirrje BE që edhe vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit“.