Vendosni fjalën kyçe....

Milani kërkon të marrë mbrojtësin brazilian, i dha fund karrierës me Real Madrid


Pasi mbylli aventurën e tij prej 15 vjetëve te Real Madridi, Marcelo mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “AS”, Milani tashmë ia ka bërë ofertën e parë dhe zyrtare mbrojtësit brazilian.

Klubi italian thuhet se ia ka ofruar Marcelos një pagë vjetore prej tre milionë eurosh, derisa detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

34-vjeçari në “San Siro” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Më herët është raportuar se Marcelo dëshiron te transferohet te një skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Dhe, “Rossonerët” në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kësaj gare, pasi në sezonin 2021/22 e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Për i sh-futbollistin e Fluminenses interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.