Vendosni fjalën kyçe....

“Çështja Beleri”, Athina bllokon paktin e mbrojtjes BE-Tiranë


Athina po bllokon një Marrëveshjeje të Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së e Shqipërisë lidhur me qëndrimin e qeverisë shqiptare për sa i përket burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, shkruan Ekathimerini.

BE-ja është në proces të përshpejtimit të procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e treta jashtë Bashkimit me synimin për një bashkëpunim më të mirë në mbrojtje.

Pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Gana, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

Greqia kundërshtoi kur erdhi puna ta Shqipëria, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të jetë në përputhje me rregullat e ligjet evropiane.

Në këtë sfond, grekët propozuan Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një paraqitje më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa standardizimi i forcave të armatosura të vendit në fjalë ka ecur me ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.

Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk eci përpara, pavarësisht mbështetjes shumë të fortë nga italianët, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht një burim fërkimi mes Romës dhe Athinës.

Lidhur me çështjen Beleri, pas dështimit të konsiderueshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të zgjidhur çështjen, autoritetet greke janë duke pritur për të parë deri më 25 janar, kur pritet të rinisë gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në prapaskenë, megjithatë, kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kusht që Beleri të betohet në detyrë.

Beleri u arrestua në maj të vitit të shkuar me akuza për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi.