Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: E mbani mend Arta Markun kur kërkoi që Kajmaku të dilte nga burgu


Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili u kap në Itali me kokainë.

Në një postim në “Facebook”, Balliu kujton vendimin e kryeprokurores së përgjithshme Arta Marku për të kërkuar uljen e masës së sigurisë për Kajmakun dhe nxjerrjen e tij nga burgu. Balliu kujton që Marku është prodhim i Reformës në Drejtësi.

“E mbani mend Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme që prodhoi Reforma në Drejtësi?

Zonja “Nuk e Di” ose ndryshe Arta Marku ishte njëkohësisht prokurorja që kërkoi uljen e masës së sigurisë të Agim Kajmak kokainës në mënyrë që ai të dilte nga burgu sepse nuk përbënte rrezik sipas Arta Markut.

Ndërkohë që qytetarët, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, për liri dhe demokraci kërkojnë arrest me burg sepse ata kërcënojnë pushtetin e kokainës ku drejton Rama me Kajmakët e tij.”– shkruan Balliu.

Pas arrestimit të tij në korrik të vitit 2020, prokurorja e cila kishte marrë në dorë dosjen e Kajmakut ishte Arta Marku.

Ka qenë pikërisht ish-kryeprokurorja ajo që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë kundër ish-kreut të Bashkisë Vorë, me argumentin se ai është i sëmurë dhe i rrezikohet shëndeti.

Kjo kërkesë e prokurorisë është aprovuar dhe nga gjykata e cila vendosi që të lërë në detyrim paraqitje ish-numrin një të Bashkisë Vorë.