Vendosni fjalën kyçe....

Trump s’humb kohë për plotësimin e vendit bosh në Gjykatën Supreme


Presidenti amerikan tha se ai do të emërojë një gjykatëse të re në Gjykatën Supreme të SHBA-së para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, megjithë kundërshtimet nga Partia Demokratike, duke shtuar se i nominuari i tij do të zbulohet në fund të javës.

“Përfundimi është se ne fituam zgjedhjet, ne kemi një detyrim të bëjmë atë që është e drejtë dhe të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur.” – tha Trump gjatë një interviste për Fox News të hënën.

Presidenti specifikoi që Senati duhet të votojë për të nominuarin e tij në gjykatën më të lartë ‘para zgjedhjeve’ dhe procesi ‘duhet të ndodhë shumë shpejt’.

Për më tepër, Trump tha se lista e tij e kandidatëve është deri në pesë persona, dhe ai do të zbulojë zgjedhjen përfundimtare të premten ose të shtunën. Emri i ri pritet të zëvendësojë is-anëtaren e Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë para pak ditësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *