Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me presidentin e ri: I urova suksese (FOTOT)


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e ri të shtetit të sapozgjedhur, Bajram Begaj.

Takimi mes tyre po mbahet në ambientet e Pallatit të Brigadave. Meta ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, dy foto nga ky takim ndërsa shprehet se i ka uruar pasardhësit të tij suksese në detyrën e re që pritet ta marrë në korrik.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.”- shkruan Meta krahas fotove.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh si President në raundin e katërt të votimit të mbajtur ditën e shtunë, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.