Vendosni fjalën kyçe....

Puthadori i palodhur i Veliajt dhe Ramës zgjidhet anëtar i Autoritetit të Dosjeve


Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëtar i Autoritetit të Dosjeve, Albert Nikolla, rezulton autor i shkrimeve publike ku Ramës dhe Veliajt i thuren lavde të denja për Aristotelin e Shekspirin.  Ndërsa i njëjti në një tjetër shkrim kërkon asgjësimin e opozitës.

Albert Nikolla i cili ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë, dhe ish drejtues i Caritas, në një shkrim në gjuhën italiane thurr lavde për Edi Ramën dhe Erion Veliajn si transformatorë të Tiranës.

Ai e cilëson Ramën si personi që bëri kthesën në historinë e re të Tiranës.

Zgjedhja e Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 shënon padyshim pikën e kthesës në historinë e re të Tiranës”.

Nikolla e konsideron Ramën si personi që i shpalli luftë “shëmtisë së godinave të socializimit” dhe shpresë-sjellësin e kryeqytetit.

Me një projekt interesant ai shpalli luftën kundër ngjyrës gri dhe shëmtisë së godinave të socializmit, duke ngjyrosur ndërtesat e vjetra dhe duke vizatuar piktura që i dhanë më shumë jetë dhe më shumë dritë qytetit në gjendje shoku, por edhe duke shkruar fraza shprese”.

Por Nikolla vijon më tej me lajka dhe servilizma, këtë herë ndaj Erion Veliajt të cilin e konsideron si personin që me rikthimin e socialistëve nën drejtimin e bashkisë së kryeqytetit “arriti të ndalojë përmbysjen e qytetit”.

Në vitin 2015, me rikthimin e socialistëve në krye të bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku i ri Erion Veliaj, me energji të jashtëzakonshme, në vetëm pak muaj arriti të ndalojë përmbysjen e qytetit dhe të vendosë menaxhimin e bashkisë në të njëjtin model që kishte ndërtuar Rama. Qyteti u bë përsëri i pastër dhe të jetuarit në qytet u bë shumë më dinamik, i bukur dhe interesant”-shkruan Nikolli.

Anëtari i Autoritetit të Dosjeve nuk kursen lavdet ndaj Veliajt duke e cilësuar atë rikthyesin e shpresës për të jetuar në një qytet Evropian.

Me Veliajn u kthye sërish shpresa për të jetuar në një qytet evropian, pavarësisht zhgënjimeve të viteve nëntëdhjeta”.

Nikolli për të përmbushur misionin e tij si puthador, në të kundërtin e vet në një shkrim tjetër shan programin politik të Partisë Demokratike.

Ai e krahason atë me një program fantazmë duke e quajtur në zhargon “kopil”.

Tradita katolike kërkonte që pagëzimi të bëhej sa më parë dhe duhej regjistruar fëmija në Regjistrin e të pagëzuarve. Në këto raste në regjistër shënohej: filius mater ignotea est – bir i një nëne të panjohur. Nga këtu evolucioni gjuhësor në të folurën romake: “figlio della mignotta”, shqip kopil.

Fati i copëzave të programit fantazmë të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”-shkruan Nikolla.

Nikolla u emërua si zv/ministër i Shëndetësisë si person i lobuar nga klani i ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, ku të dy së bashku pretendojnë në tryeza të ngushta se kanë mbështetje okulte nga vetë Papa në Vatikan./Hashtag.al