Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho përdori fjalë fyese, Kuvendi e përjashton nga seanca


Kuvendi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin demokrat, Edmond Spaho, pas fjalës fyese ndaj kolegëve socialistë, duke i quajtur “Bastardë”.

Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që kërkoi përjashtimin e Spahos nga seanca, ose që ai të kërkonte falje për fjalën e përdorur.

Sekretariati për Vendimet dhe Etikën, mori në shqyrtim çështjen në lidhje me gjuhën fyese të përdorur nga deputeti Edmond Spaho. Sekretariati vendosi përjashtimin nga seanca plenare për një ditë të deputetit Edmond Spaho, pra nga seanca e sotme. Kjo masë shoqërohet me sanksion të ndalimit të pagës për një ditë punë. Deputeti duhet të largohet nga salla e seancës. Në rast refuzimi, afati i masës së përjashtimit nga seanca plenare dhe ndalesa financiare do të dyfishohen”, tha nënkryetarja Ermonela Felaj.