Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me biznesin e vogël: Në krye të Tatimeve një Sude e Xhaferr, ndërton piramida me lekët tuaja


Kreu i PD-së Berisha ka zhvilluar sot një takim me përfqësues të biznesit të vogël.

Ai akuzoi qeverinë për vjedhje dhe për presion ndaj biznesit duke thënë se ajo po bën çmos që të intidimojë biznesmenët me praktike antiligjore.

Po kështu ai komentoi edhe emërimin e drejtorit të ri të Tatimeve të cilin e quajti ‘Sude a Xhaferr’.

“Shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e sakrificat që bëni, por njëkohësisht dhe keqardhjen më të madhe për represionin e vërtetë që iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dua t’ju them se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare, është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim. Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’u intimidojë njëlloj si hajduti që futet natën në shtëpinë dhe ta zbraz shtëpinë dhe këta me praktika nga më antiligjore, antikushtetueset janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, me pacipësi absolute se jemi këta, jemi ata paçka se ju vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja dhe njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër, vetëm si tju grabisin ju, biznesin e vogël, për të cilët ju jeni njerëz anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju.” – tha Berisha.