Vendosni fjalën kyçe....

E dënuar me 5 vite burg, kapet 27-vjeçarja në Tiranë


Një 27-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë.

Në pranga ka rënë Monika Shaqiri e cila është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Ajo është dënuar për ‘Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit’.

Njoftimi

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases:

– Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.”