Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, katër persona të plagosur (FOTO)


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Labinot.

Policia mësohet se ka shkuar në vendngjarje, megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me ngjarjen.

Gazeta Panorama raporton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.