Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes Joe Biden dhe Elon Musk për misionin në Hënë dhe ekonominë


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe miliarderi Elon Musk janë futur në mosmarrëveshje mbi ekonominë dhe programin hapësinor të premten.

Një ditë më parë, Biden përqeshi përpara gazetarëve shqetësimet ekonomike të ngritura Musk duke u treguar atyre vendet e punës që supozohet se janë krijuar nga administrata e tij, rivalët e Musk dhe duke i uruar atij fat me “udhëtimin e tij në Hënë”.

Kjo bëri që themeluesi i “SpaceX” t’i kujtojë atij se misioni është në të vërtetë i vetë Bidenit, e jo vetëm i tij.

Në disa emaile që u publikuan në media të enjten, Musk shprehej se kishte një “ndjesi super të keqe” për ekonominë që e bëri të dëshironte të shkurtonte fuqinë punëtore të Tesla-s me 10% dhe të ndalonte punësimin në mbarë botën. I pyetur në lidhje me këtë të premten në Delaware, Biden promovoi rivalët e Musk duke thënë se kanë rritur punësimin ndryshe nga i pari.

“Epo, më lejoni t’ju them, ndërsa Elon Musk po flet për këtë, Ford po rrit investimet e tyre në mënyrë dërrmuese.”– tha Biden, duke vënë në dukje se prodhuesi i makinave ka punësuar 6 mijë punëtorë të rinj të sindikalizuar për të ndërtuar makina elektrike. Ndërkohë, Intel po “shton 20 mijë vende të reja pune për prodhimin e çipave kompjuterikë”.

“Pra, ju e dini, i uroj shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë.”– tha ai, citon RT.

“Faleminderit zoti President!”- u përgjigj Musk në Twitter pas këtyre deklaratave të presidentit. Si një kujtesë për Bidenin se misioni i kujt ishte në të vërtetë ky fluturim për në hënë, Musk shpërndau dhe një link me njoftimin e 16 prillit të NASA-s se SpaceX është zgjedhur për të zhvilluar zbarkuesin e parë komercial njerëzor në Hënë.

Musk ka qenë prej kohësh i hidhëruar për refuzimin e dukshëm të Bidenit për të përmendur Teslën si prodhuesin kryesor të makinave elektrike në Amerikë – diçka që presidenti e korrigjoi vetëm në shkurt. Muajin e kaluar, Musk deklaroi se nuk ishte më demokrat, pasi partia në pushtet dhe mediat kryesore amerikane e sulmuan atë për dëshirën e tij për të blerë Twitter-in për shkak të “paragjykimit shumë të majtë” të platformës. Ai tani e përshkruan veten si “i moderuar“.

Në përputhje me këmbënguljen e administratës Biden për “barazi” në të gjitha gjërat, një nga astronautët e parë që u ul në Hënë me anijen e Musk “do të hyjë në histori si gruaja e parë” që e bën këtë, ndërsa qëllimet e programit Artemis përfshijnë gjithashtu “uljen e personit të parë me ngjyrë në sipërfaqen hënore.” Gjithmonë sipas NASA-s.

Ndërkohë, rivali i Musk në ambiciet hapësinore, Jeff Bezos, ka marrë shumë lëvdata nga media si AP që ka në bord “gruan e parë me origjinë meksikane” dhe “brazilianin e dytë” – Katya Echazarreta dhe Victor Correa Hespanha që do të fluturojnë në hapësirë ​​të shtunën me Blue Origin.