Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Do jemi në Kuvend, do votojmë kundër Begajt


Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për Presidentin e Ri të Republikës.

Paloka tha se deputetët e Komisionit të Rithemelimit do jenë prezentë në Kuvend por do votojnë kundër propozimit të socialistëve.

Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në salle për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha ai.

Ndërsa nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj tha se grupimi i depuetëve mbështetës të Lulzim Bashës nuk do jenë fare në Kuvend gjatë seancës së votimit në Kuvend.