Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Begajn: Do jem në lartësinë e detyrës nëse votohem


Pas propozimit Rama takon Bajram Begajn në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama dhe Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Forcave të Armatosura kanë zhvilluar një takim në kryeministri ku Bajram Begaj ka pranuar edhe propozimin për të qenë kandidat për President.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Në fund kemi rënë dakord që ju të jeni kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe ricivilizuar institucionin e Presidentit të Republikës. Ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim. Është kënaqësi që nesër ne të votojmë emrin tuaj si kandidat për President.

Bajram Begaj: Është vlersim shumë i madh të jesh President i një vendi, do të përpiqem të jem në lartësinë e detyrës për kryerjen e saj. Vi nga ushtria dhe mjekësia dhe besoj se nëse do të votohem nesër nga parlamenti do të jem i lumtur për kryerjen e detyrës.