Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky kërkon përgjigje nga BE: Nëse s’na doni, na e thoni qartë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se kryeministri holandez Mark Rutte duhet të sqarojë nëse Ukraina ka një të ardhme në Bashkimin Evropian. Rutte është një nga disa prej politikanëve të lartë të BE-së që kanë hedhur dyshime mbi një pranim të shpejtë të Ukrainës në bllok.

Rutte foli me Zelensky me telefon të enjten, të cilit i shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë, por nuk ofroi ndonjë indikacion nëse aplikimi i Kievit për anëtarësim në BE do të pranohej në të ardhmen e afërt.

“Unë i thashë shumë hapur atij: Nëse mendoni se nuk ka vend për ne në BE, atëherë duhet ta thoni qartë.”– tha Zelensky për transmetuesin holandez NOS. “Ju me të vërtetë na ndihmoni dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë.”- kujtoi ai. “Por për sa i përket BE-së, ju qëndruat i heshtur për të gjitha gjërat që donim të dëgjonim. Anëtarësimi në BE është një shenjë fuqie në luftën që po bëjmë kundër Rusisë në vend.

Rutte ka paralajmëruar më parë se përshpejtimi i anëtarësimit në BE për Ukrainën do të ishte i padrejtë ndaj shteteve kandidate afatgjatë si Turqia dhe Mali i Zi.

Duke iu drejtuar ligjvënësve holandezë në fillim të këtij muaji, Rutte tha se Ukraina do të duhet të zbatojë shumë reforma përpara se të konsiderohet një kandidat i mundshëm dhe se kandidatura është aktualisht “shumë larg” për Kievin.

Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Clement Beaune gjithashtu deklaroi në fillim të këtij muaji se Ukrainës mund t’i duhen “15 ose 20 vjet” për t’u bashkuar me bllokun evropian, ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock paralajmëroi në mars se “bashkimi në BE nuk është diçka që mund të bëhet në një disa muaj.” Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një ftesë për Ukrainën në një të ashtuquajtur “komunitet politik evropian” si një masë ndaluese, diçka që Zelensky e ka refuzuar plotësisht.