Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga, aksidentohen tre turistë amerikanë rrugës për në Sarandë


Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në afërsi të tunelit pranë rrugës së re për në Sarandë përmes urës së Kardhiqit.

Sipas gazetës Panorama.al, mjeti me të cilin po udhëtonin tre turistë amerikanë ka dalë nga rruga.

Turistët kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht besohet se turistët amerikanë kanë ngatërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës. Policia rrugore dhe autombulanca ndodhen në vendngjarje.