Vendosni fjalën kyçe....

Të paktën 31 të vdekur nga rrëmuja para kishës në Nigerinë jugore


Të paktën 31 njerëz vdiqën në Nigeri të shtunën gjatë një rrëmuje në një kishë në shtetin jugor të Rivers, tha një zëdhënës i policisë.

Qindra njerëz që ishin paraqitur për të marrë ushqim në kishë herët të shtunën, depërtuan përmes një porte, duke shkaktuar rrëmujë, tha Grace Iringe-Koko, zëdhënësja e policisë për shtetin Rivers.

“Njerëzit ishin aty më herët dhe disa u bënë të paduruar dhe filluan të nxitojnë, gjë që çoi në rrëmujë. Policia është në terren duke mbikëqyrur gjendjen ndërkohë që hetimet po vijojnë.” – tha Iringe-Koko.