Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Ilir Meta s’është nga ata burra që mban fjalën, do të rrijë si bimë kacavjerrëse. PD mban xhenazen brenda


Kryebashkiaku i Tiranës ka komentuar zhvillimet në PD duke thënë se selia blu po mban xhenazen në shtëpi duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha.

Në një deklaratë për News24 në emisionin Kjo Javë, Veliaj theksoi se PS-ja është e vendosur për të zxgjedhur një president që do përfaqësojë popullin.

“Brenda qershorit do të kemi një president normal. Kemi të paktën 10 figura burra dhe gra dinjitozë që i ruajnë reputacion vendin tonë. Nëse opozita nuk do të bashkëpunojë . kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një socialist aktiv, dhe besoj se i kemi dalë borxhit të opozitës, nëse opozita thotë 3 herë jo do të duhet ta propozojmë vetë. besoj një personalitet dinjitoz që nuk merret me ujërat e zeza dhe nuk e çon Sami Frashërin në Paskuqan. Ajo parti ka zgjedhur që të mbajë xhenazen aty. Duhet thënë troç, mori në qafë prindërit tanë, gjyshërit tanë. Sa kohë duan ta mbajnë atë specie të pakallur aty është problem i tyre. Ata po shkojnë nga shiu në breshër.” – tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se presidenti Meta nuk e mban fjalën dhe është si bimët kacavjerrëse.

“Meta nuk e mban fjalën, nuk ka për ta mbajtur fjalën as për të kandiduar në bashki të Tiranës, nuk është nga ata burra Ilir Meta që të kandidojë për bashki të Tiranës, do të rrinë si bimë kacavjerrëse.” – tha ai.