Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm në Devoll, shoferi ia mbath, arrestohet bashkëpunëtori


Policia ka kapur 7 emigrantë të paligjshëm në Devoll ndërsa në pranga ka rënë një person.

Mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, mjetin tip “Audi A6”, me të cilin kishte dyshime se po transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit M. M., të ndalonte.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugë, brenda të cilit u konstatuan 7 emigrantë të paligjshëm.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se bashkëpunëtor me shtetasin M. M., në këtë aktivitet kriminal ishte edhe shtetasi A. S., i cili u arrestua në flagrancë.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. M. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.