Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Hapja e kutive në Berat e Gjirokastër provoi shqetësimet e SHBA-ve, asnjë alibi s’e shpëton nga demaskimi manipulimin që iu bë zgjedhjeve


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, thotë se Berati dhe Gjirokastra provuan shqetësimet e misionit të SHBA pranë OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit, pas hapjes së kutive në këto dy vende u provua shit-blerja e votës, përdorimi kriminal i financave të shtetit dhe të administratës shtetërore, përdorimi kriminal i të dhënave personale, mijëra punësime dhe manipulime.

“Berati dhe Gjirokastra provuan shqetësimet e mëdha të Misionit të SHBA pranë OSBE në Vjenë për 25 prillin!
Hapja e kutive në Berat e Gjirokastër provoi përpara gjithë botës se në 25 prill qeveria, mafioze e rilindjes kreu këto krime zgjedhore të cilat gjenden edhe në deklaratën e misionit të SHBA në Vjenë:
Shitblerja e votës, përdorimi kriminal i financave të shtetit dhe të administratës shtetërore, përdorimi kriminal i të dhënave personale, mijëra punësime në dhunim të ligjit, manipulimi në shkallë kombëtare, përjashtimi nga votimi i mijra qytetarëve shqiptare në Greqi, votimi i shumëfishtë, fletë votimi më shumë se votues, manipulimi i materialeve zgjedhore janë krime zgjedhore tashmë të provuara botërisht.
Po risjell edhe një herë shqetësimet e rënda të SHBA për 25 prillin.”– shkruan Vasili.

Nënkryetari i LSI-së citon një deklaratë të misionit të SHBA-ve pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë në lidhje me zgjedhjet.

 “SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.
Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.
SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale.”- tha më 7 Maj ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller.

Më tej, Vasili shton se asnjë alibi nuk e shpëton nga demaskimi këtë manipulim që sipas tij u është bërë zgjedhjeve të 25 Prillit: “Asnjë qëndrim tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë përballë krimit më të madh, që i është bërë ndonjëherë zgjedhjeve në Shqipëri.
Asnjë alibi nga askush nuk i shpëton dot këtë manipulim mafioz të zgjedhjeve nga demaskimi, denoncimi dhe dënimi pa mëshirë e tij.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *