Vendosni fjalën kyçe....

Aldo Bumçi flet i pari në protestë: Aleanca Rama-Vuçiç synon të izolojë Kosovën


I pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ishte ish-deputeti Aldo Bumçi.

Gjatë fjalës së tij, Bumçi ka treguar arsyet e mbledhjes së sotme në protestë ku së pari përmend aleancën Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe e dyta për krijimin e Ballkanit të Hapur.

Sipas Bumçit, nisma për Ballkanin e Hapur ka si qëllim vetëm izolimin e Kosovës.

“Mirë se keni ardhur në këtë Bulevard!  Në këtë protestë madhështore, kemi ardhur sot këtu të protestojmë kundër projektit të Ballkanit të Hapur.

Projekt i cili do të legalizojë, do të çimentojë regjimet totalitare. Do të legalizojë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut, të lirisë, demokracisë. Ata që bëjnë aleancë me krimin, që ndërtuan narkoshtetin në Europë, duan t’i paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit e vlerave europiane, sikur të jenë garantuesit e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ky është Ballkani i Hapur, dhunuesit më të mëdhenj t’i paraqesë si vlerat më të mëdhaja. Në vitin 2013 u arrit marrëveshja e Brukselit, Kosovë-Serbi, ku investimi i BE-së, i Amerikës, ishte një njohje përfundimtare e Serbisë, që të njihte Kosovën në territorin e saj, integritetin e saj të plotë. Kosova ishte e njohur në atë kohë, në mbi 100 vende të Botës.

Dhe kur pritej një marrëveshje e madhe çfarë ndodhi? Aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës. Kjo është thika pas shpine, dëmi më i madh, që Edi Rama i ka bërë Kosovës dhe interesit të shqiptarëve, interesit të Rajonit. Pas Luftës së Dytë Botërore, kjo është hera e parë në Europë që kryeministra dhe presidentë të ofrojnë ndryshimin e kufijve si arritje tek zgjidhja. Hera e parë, nga Rama dhe Vuçiç.

Ky projekt siç e dimë të gjithë mori përgjigjen e merituar. Ky projekt dështoi, por nuk ndaluan Rama e Vuçiç të cilët pas projektit të Kosovës që dështoi vazhduan me Minishengenin, apo si e quajnë sot, Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur është përpjekje për të izoluar Kosovën, është fasada që Edi Rama i vë Vuçiçit. Vuçiç, ish-ministër i Millosheviçit, ai që sot flet për botën serbe, se s’mund të flasë për Serbinë e Madhe, që po nxit konflikt në Bosnjë, në Mal të Zi, në Kosovë… Rama po i bën fasadë dhe thotë që ky është lider europian, ky ulet me mua, ne bashkëpunojnë.

Ky është Edi Rama, që është dyshues për Kosovën por besimplotë për Serbinë. Nga i buron ky besim Ramës? Nga e kaluara? Jo. Nga sjellja e tashme e Serbisë? Jo. I buron nga pazaret për pushtet. Vetëm karrigia e tij, ajo vlen. Asgjë tjetër. Ëndrra për të qenë mbret i pakurorëzuar. Ka vetëm një rrugë drejt Europës, të ndërtomë shoqëri demokratike në rajon, duke pasur opozitë dhe sot opozita është e gjallë, në këtë shesh dhe nuk do të ndalojë më këtë rrugë që kemi nisur, do e çojë deri në fund.”- tha Vuçiç.