Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku-Ramës: Lejo krijimin e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike dhe do shihet si janë dhënë 4 leje për zonat e mbrojtura


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke kundërshtuar ligjin për Parkun e Butrintit i kërkoi qeverisë të lejojë krijimin e Komisionit Hetimor për Investitorët Strategjikë.

Tabaku tha me Komisionin Hetimor do shihen se si janë dhënë 4 leje në zonat e mbrojtura.

Problem i madh është me ju, shihni nga e shkuara. Unë kujtoj gropën e Sejdisë, ajo më kujtohet nga Tirana. Folët për çdo gjë, por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije komisionin e Posaçëm që kemi kërkuar për investitorët strategjik. Aty do shohësh se çfarë kanë. Bëhet transparencë për të gjitha. Një analizë e Birn thotë për një projekt ku shumë e kanë kundërshtuar. Pak njerëz në administratë e kanë kundërshtuar. Pse nuk e mbajtët teatrin kombëtar? Pse nuk e latë ashtu Stadiumin? Hap komisionin e Posaçëm për Investimet Strategjike dhe do e shohim se si janë dhënë 4 leje për zonat e mbrojtura”-tha Tabaku.