Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhje gazi në një pikë karburanti në Tiranë, bllokohet qarkullimi


Një autobot në i cili do të mbushte me gaz një pikë karburanti ka pësuar rrjedhje gazi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, në një pikë e cila përdoret nga qytetarët edhe për të mbushur bombolat e gazit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka të lënduar .

Gjithashtu mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në kontroll flakët.